KURSI I TOEFL-it
TOEFL (Test of English as a Foreign Language) është një provim ndërkombëtar për të matur aftësitë në kuptimin dhe përdorimin e gjuhës angleze per ata që nuk e kanë gjuhë amtare. Provimi i TOEFL eshte kusht per pranimin në shkollat e mesme dhe universitetet ne SHBA e Kanada dhe pranohet nga te gjitha universitetet e botës si dëshmi e njohurive të gjuhës angleze.
TOEFL iBT teston kater aftesite e rendesishme per komunikimin efektif : te folurit, degjimin, leximin, dhe shkrimin e gjuhes angleze. Test ndihmon studentet te tregojne se kane aftesite e duhuara per te qene te suksesshem ne kuptimin dhe komunikimin ne gjuhen angleze. Provimi i TOEFL-it jepet edhe ne Shqiperi.
Testi perbehet nga kater pjese. Pjesa e pare, Reading jep disa paragrafe dhe provon aftesite per te kuptuar pjese tekstesh akadameke. Pjesa e dyte, Listening teston adtesite e te kuputuarit te angishtes standarte te folur ne kolegjet apo universitetet Amerikane. Speaking, qe perben pjesen e trete te testit, mat aftesite per te shprehur ne gjuhen angleze mendime, eksperienca, ide personale apo per te permbledhur pjese leximi ose degjimi qe jepen gjate provimit. Pjesa e katert dhe e fundit perbehet nga dy pyetje dhe teston aftesine per te shkruar ne anglisht.
Kursi ne QENDREN EUROPIANE TE STUDIMIT pergatit studentet per te kater keto pjese te testuara ne provim duke ndjekur metodat me eficente dhe moderne ne mesimdhenie interaktive.
Mesuesit qe japin kursin e TOEFL-it kane nje shkalle te larte te njohjes se gjuhes angleze dhe nje pjes e tyre jane te huaj qe e kane anglishten gjuhe amtare. Kursi u krijon mundesin nxenesve qe te bejn provime prove ne kompjuterat me internet te qendres per tu ambjetuar me atmosfern e provimit perfundimtar.