FILLESTAR/ BEGINNER
Niveli fillestar është programuar dhe aplikohet tek ata kursantë që nuk kanë asnjë njohuri minimale rreth gjuhës angleze dhe njihen për herë të parë me të. Ky nivel fokusohet në krijimin e themeleve të shëndosha të gjuhës angleze si në aspektin gramatikor, ashtu dhe në anglishten e folur dhe të bashkëbisedimit. ‘Headway Beginner’, i shoqëruar me librin e punës, dhe CD-në është teksti i përzgjedhur. Kjo metodë bashkohore i jep mundesinë kursantit të mesojë teorinë ashtu si dhe të praktikoje qoftë gjuhën e shkruar ashtu dhe atë të folur dhe bashkëbisedimin. Në fund të këtij niveli kursanti supozohet të përftoje njohuri minimale të kësaj gjuhe, të krijoje baza themelore, mbi të cilat mund të ngrejë i sigurtë njohuritë e mëvonshme me të avancuara. Në fund të kursit, kursanti pajiset me çertifikatën përkatëse të këtij niveli.
ELEMENTAR/ ELEMENTARY
Niveli elementar është projektuar pqr nxënësit fillestare, të cilët kanë disa njohuri minimale të gjuhës angleze, duke përfshirë këtu strukturën dhe mënyrën e kumunikimit, por nuk janë të aftë të komunikojnë, shkruajnë apo bashkëbisedojnë në këtë gjuhë. Ky nivel fokusohet përgatitijen e kursantëve me njohuritë me të nevojshme elementare. Teksti i përzgjedhur është ‘New Headway Elementary’ i shoqëruar me librin e punës dhe Cd-në. Kjo metodë bashkohore i jep mundesinë kursantit të mesojë teorinë ashtu si dhe të praktikojë qoftë gjuhën e shkruar ashtu dhe atë të folur dhe bashkëbisedimin. Në fund të këtij niveli kursanti presupozohet të jetë i aftë të komunikojë në mënyre elementare në anglisht, të jetë i aftë të të shkruaj dhe të kuptoj tekste të një niveli gjithashtu elementar. Në fund të kursit kursanti pajiset me certifikatën përkatëse të këtij niveli.
PARAMESATAR/ PRE-INTERMEDIATE
Niveli paramesatar është i përshtatshëm për ata kursante që kanë njohuri bazë në gjuhën angleze dhe që janë të aftë të komunikojnë, të shkruajnë dhe lexojnë tekste të nivelit elementar. Ky nivel fokusohet në zgjerimin e këtyre njohurive bazë. Gjatë ketij niveli kursanti njihet dhe bëhet folës i anglishtës së përditshme, njihet dhe mëson të përdorë pjesën më të rendësishme të gramatikës angleze, gjithashtu pajiset me një bagazh fjalësh të nevoitshme për të arritur të shfaq opinionin e tij në lidhje me temat kryesore të jetës së përditshme. Teksti i përzgjedhur është ‘New Headway Pre- Intermediate’ i shoqëruar me librin e punës dhe Cd-në. Kjo metodë bashkohore i jep mundesinë kursantit të mësojë teorinë ashtu si dhe të praktikoje qoftë gjuhën e shkruar ashtu dhe atë të folur dhe bashkëbisedimin. Në fund të këtij niveli kursanti presupozohet të komunikojë dhe të shfaq mendimin e tij të argumentuar në gjuhën angleze. Me zgjerimin e gamës së njohurive të tij kursanti bëhet i aftë të lexoje tekste të një niveli, të ndjek programe dhe të shkruaj shkrime të një niveli më kompleks dhe më të mirë argumentuara se ato të nivelit elementar. Në fund
MESATAR / INTERMEDIATE
Niveli mesatar është i përshtatshëm për ata individe që kanë njohuri të konsiderueshme në gjuhën angleze, që janë të aftë të komunikojnë, të marrin pjesë në dialog dhe debate, të shkruajnë dhe të lexojnë tekste disi të komplikuara. Gjatë këtij kursi kursantit i jepet rasti të përforcojë njohuritë e mëparshme dhe sigurisht t’i zgjerojë ato. Kursanti gjatë këtij niveli bëhet i aftë të komunikoje, shkruajë, lexojë lirshëm në gjuhën angleze. Ai njihet me të gjitha rregullat e gramatikës të kësaj gjuhe dhe pajiset me një bagazh fjalësh që e bëjnë atë të aftë të shpreh lirshëm mendimin në lidhje me çdo temë në ndërkomunikim. Teksti i përzgjedhur është ‘New Headway Intermediate’ i shoqeruar me librin e punës dhe Cd-në. Kjo metodë bashkohore i jep mundesinë kursantit të mesojë teorinë e gjuhës angleze, rregullat e saj ashtu si dhe të praktikojë qoftë gjuhën e shkruar ashtu dhe atë të folur dhe të bashkëbisedojë. Në fund të këtij niveli kursanti presupozohet të komunikojë me shqiptimin e duhur të fjalëve dhe të shfaq mendimin e tij të argumentuar plotësisht në gjuhën angleze. Me zgjerimin e gamës së njohurive të tij kursanti behët i aftë të lexoje tekste të një niveli, të ndjek programe dhe të shkruaj shkrime komplekse dhe të argumentuara. Ai fillon të mësohet dhe me leximin e shkrimin e teksteve akademike. Në fund të kursit kursanti pajiset me çertifikatën përkatëse të këtij niveli.
MBI MESATAR/ UPPER INTERMEDIATE
Niveli mbi mesatar është i përshtatshëm për ata individë që kanë njohuri të konsiderueshme në gjuhën angleze, që janë të aftë të komunikojnë, të marrin pjesë në dialog dhe debate, të shkruajnë dhe të lexojnë lirshëm dhe duan që anglishtja e tyre të jetë e një niveli akademik, me fjalë të tjera që dëshirojnë të kenë njohuri të avancuara të gjuhës angleze. Gjatë këtij kursi kursantit i jepet rasti të përforcojë njohurite e mëparshme dhe sigurisht t’i zgjerojë ato. Kursanti gjatë këtij niveli bëhet i aftë të komunikojë, shkruajë, lexojë lirshëm në gjuhën angleze si dhe në atë akademike, të përdore një anglishte formale dhe joformale sipas rastit. Ai njihet me të gjitha rregullat e gramatikës të kësaj gjuhe dhe pajiset me një bagazh fjalësh që e bëjnë atë tëaftë të shprehe lirshëm mendimin në lidhje me çdo temë në ndërkomunikim, në çdo rast. Përgjatë këtij kursi kursantët përgatiten edhe për studimet e mundshme në institucione ndërkombëtare anglishtfolëse. Teksti i përzgjedhur është ‘Headway Upper- Intermediate’ i shoqëruar me librin e punës dhe Cd-në. Kjo metodë bashkohore i jep mundesinë kursantit të mesojë teorinë e gjuhës angleze në detaje, rregullat e saj ashtu si dhe të praktikojë qoftë gjuhën e shkruar ashtu dhe atë të folur në çdo ambjent. Në fund të këtij niveli kursanti presupozohet të komunikojë në gjuhën angleze pa asnjë problem. Me zgjerimin e gamës së njohurive të tij kursanti bëhet i aftë të lexojë tekste të mirqena, të ndjek programe dhe të shkruaj shkrime komplekse të argumentuara. Ai mësohen leximin, shkrimin ndërthurjen dhe strategjinë e teksteve akademike. Në fund të kursit kursanti pajiset me çertifikatën përkatese të këtij niveli.
AVANCUAR/ ADVANCED
Niveli mbi mesatar është i përshtatshëm për ata individë që kanë njohuri të konsiderueshme në gjuhën angleze, që janë të aftë të komunikojnë, të marrin pjesë në dialog dhe debate, të shkruajnë dhe të lexojnë lirshëm dhe duan që anglishtja e tyre të jetë e nje niveli akademik, me fjalë të tjera që dëshirojnë të kenë njohuri të avancuara të gjuhës angleze. Gjatë këtij kursi, kursantit i jepet rasti të përforcojë njohuritë e mëparshme dhe sigurisht t’i zgjerojë ato. Kursanti gjatë këtij niveli bëhet i aftë të komunikojë, shkruajë, lexojë lirshëm në gjuhën angleze si dhe në atë akademike, të përdor një anglishte formale dhe joformale sipas rastit. Ai njihet me të gjitha rregullat e gramatikës të kësaj gjuhe dhe pajiset me një bagazh fjalësh që e bëjnë atë të aftë të shpreh lirshëm mendimin në lidhje me çdo temë në ndërkomunikim, në çdo rast. Përgjatë këtij kursi kursantët përgatiten edhe për studimet e mundshme në institucione ndërkombetare anglishtfolëse. Teksti i përzgjedhur është ‘New Headway Advanced ’ i shoqëruar me librin e punës dhe Cd-në. Kjo metodë bashkohore i jep mundesinë kursantit të mesojë teorinë e gjuhës angleze të detajuar, rregullat e saj ashtu si dhe te praktikoje qofte gjuhën e shkruar ashtu dhe atë të folur në çdo ambjent. Në fund të këtij niveli kursanti presupozohet të komunikojë në gjuhën angleze pa asnjë problem. Me zgjerimin e gamës së njohurive të tij kursanti bëhet i aftë të lexojë tekste të mirqena, të ndjek programe dhe të shkruaj shkrime komplekse të argumentuara. Ai mëson leximin, shkrimin, nderthurjen dhe strategjinë e teksteve akademike. Në fund të kursit kursanti pajiset me çertifikatën përkatëse të këtij niveli.